Edita Tahiri tregon çka fshihet pas “dramës” së targave

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e dramatizon çështjen e targave për ta përgatitur opinionin për kompromise.
Sipas saj‚ dramën e parë e bëri duke e pranuar mungesën e njohjes reciproke në planin franko-gjerman.
“Kurti po dramatizon çështjen e targave për te përgatitur opinionin për kompromise. Tashme te parin e beri duke pranuar mungesën e njohjes reciproke ne planin franko-gjerman“, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Me kërkesë të SHBA-së, Kurti pas mesnate vendosi ta shtyjë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës./21Media

Back to top button