Egjipti po përballet me kryengritësit e Shtetit Islam

Egjipti po përballet me kryengritësit e Shtetit Islam

Egjipti do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për tre muaj, pasi qeveria miratoi propozimin e presidentit Abdel Fattah al-Sisi për një gjë të tillë, njoftoi sot kabineti qeveritar.

Vendimi është marrë në kohën kur ka pasur një kampanjë kundër pakicës së krishterë në këtë shtet afrikan, shkruan Reuters.

Parlamenti në mënyrë unanime aprovoi gjendjen e jashtëzakonshme në prill të këtij viti, pas sulmeve me bombë në dy kisha që lanë të vdekur të paktën 45 persona.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila duhet të skadonte në fund të këtij muaji, është zgjatur edhe për tre muaj, thuhet në qëndrimin e qeverisë, gjë e cila nënkupton se kjo gjendje do të vazhdojë të paktën deri në fund të shtatorit.

Egjipti po përballet me kryengritësit e Shtetit Islam në gadishullin Sinai, ku qindra ushtarë dhe policë janë vrarë që nga viti 2013. Grupi ka shtuar sulmet ndaj civilëve katolikë koptë, duke vrarë rreth 100 prej tyre që nga muaji dhjetor.

Policia ka vrarë shtatë persona në lidhje me dhunën kundër të krishterëve të enjten. Forcat e sigurisë gjetën militantët duke u fshehur në një kamp stërvitor në shkretëtirë, njoftoi sot Ministria e Brendshme e Egjiptit.