Makron: Synimi i Putinit është “Rusia e Madhe”

Në intervistën dhënë disa gazetave evropiane

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, vlerësoi se synimi i Presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, nuk është shkatërrimi apo dobësimi i Perëndimit, por ripërtëritja e Rusisë së Madhe.

Sipas Makronit, Putin është i bindur se ky është një parakusht për mbijetesën e popullit dhe vendit të tij dhe se Perëndimi mund dhe duhet të bashkëpunoi me Rusinë në Siri, shkruan rtv21.tv

Në intervistën e cila u publikua nga disa gazeta të mëdha evropiane, Makron tha se nuk mendon se Putin dëshiron dobësimin apo zhdukjen e Perëndimit, pasi që sipas presidentit francez, Putin ka mënyrën e vet të interpretimit të botës.

Megjithatë, Makron tha se përkundër faktit se Perëndimi dhe Rusia kanë qëllime të përbashkëta në Siri, Franca nuk do të injoroi sjelljet e Rusisë në Ukrainë dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut nga ana e Moskës.

Presidenti francez gjithashtu tërhoqi vërejtjen se Evropa nuk është një vetëshërbim dhe se do të dobësohet, kur vihen në pikëpyetje vlerat e saj.

Ai me këtë rast ja tërhoqi vërejtjen udhëheqësve të Polonisë dhe Hungarisë, të cilët po refuzojnë të solidarizohen me refugjatët, se ato shtete, të cilat nuk respektojnë rregullat e Bashkimit Evropian, do të përballen me pasoja politike./21Media

Back to top button