Egjipti mbyll hapësirën ajrore për Katarin

Katari po akuzohet se është mbështetëse e terrorizmit

Egjipti ka mbyllur hapësirën ajrore ndaj avionëve të Katarit, derisa Arabia Saudite dhe Bahreini pritet të bëjnë të njëjtën gjë të martën.

Disa vende kanë ndërprerë lidhjet me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e terrorizmit në rajonin e Gjirit.

Shtetasve të Katarit në Bahrein, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u janë dhënë dy javë për t’u larguar, raporton BBC.

Katari mohon mbështetjen e militantëve dhe ministri i saj i jashtëm ka bërë thirrje për “një dialog të hapur dhe të ndershëm”.

Autoritetet në Egjipt kanë njoftuar se kanë mbyllur hapësirën ajrore të saj në Katar nga ora 04:00 GMT të martën deri në një njoftim tjetër.

Back to top button