“Pjesëmarrja e fëmijëve mund ta rrisë masën, por jo votën”

Beqiri tha se keqpërdorimi i fëmijëve tani është më e ulët

Përfaqësuesi i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri tha se krahasuar me zgjedhjet e kaluara pjesëmarrja dhe keqpërdorimi i fëmijëve në fushatën aktuale zgjedhore është më e ultë.

Ai për televizionin publik tha se pasi jemi në fushatë më 1 qershor për ditën e fëmijëve, kanë kërkuar që ata të mos përdoren nga ana partive politike, ku mund të ketë edhe telashe mes nxënësve.

Sipas tij, aktualisht krahasuar me zgjedhjet e kaluara kësaj here fushata është më e qetë dhe keqpërdorimi është pak më i vogël. Beqiri tha se pjesëmarrja e fëmijëve mund ta rrit masën por jo edhe votën kur dihet se nuk kanë të drejtë vote.

Beqiri tha se në disa raste janë të njoftuar se fëmijët përdoren edhe për shpërndarje të posterëve të kandidatëve të ndryshëm, megjithatë edhe kjo gjë është në nivel më të vogël se herave të kaluara.

Megjithatë, ai u bëri thirrje partive politike që për asnjë qëllim të mos përdoren fëmijët, por ata që ju duhet të jenë më të mëdhenjë se 18 vjet. Sipas tij, edhe shkollat të mos përdoren në kohën e mësimit, por të gjindet koha kur ato janë të lira dhe fëmijët shkojnë në shtëpitë e tyre.

Sa i përket pjesëmarrjet së fëmijëve në fushata Beqiri tha se mund të jenë disa të nxitur edhe nga ana e prindërve gjë që është shumë e gabuar dhe ju bëri thirrje që të mos ndodh kjo, se është në të mirë të mirëqenies së fëmijëve të tyre, që të mos përfshihen në gjëra të tilla.

Përfaqësuesi i Këshillit të Prindërve tha se nganjëherë në shtrimin e çështjeve të ndryshme Ministria e Arsimit i përdor ata si dekor, por një gjë të tillë nuk do ta lejojmë asnjëherë.

Back to top button