Egzon Osmanaj: Është momenti i duhur që me fillu me u adresu çështja e personave të zhdukur

(Lajm i përditësuar)
Menaxheri i programit në Fondacionin Friedrich Ebert, Egzon Osmanaj lidhur me miratimin e Deklaratës për të zhdukuri, tha në emsionin Click vlerësoi se tani është momenti i duhur të fillohet të adresohet çështja e personave të zhdukur.
“Për mua kjo është një pikë kyçe çështja e personave të pagjetur është element kyç është bazë i marrëveshjes dhe pa të unë s’besoj që mundemi me pas ndonjë marrëveshje të qëndrueshme.”, tha ai
Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, Alma Lama: Kurti ka bërë një lëshim shumë të rëndë
“Për mua kjo është një pikë kyçe çështja e personave të pagjetur është element kyç është bazë I marrëveshjes dhe pa të unë s’besoj që mundemi me pas ndonjë marrëveshje të qëndrueshme.”, tha ai
Pas miratimit të Deklaratës për të zhdukurit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuciq, analistja Alma Lama, vlerësoi në emsionin “Click” në RTV21 se Kurti ka bërë një lëshim të rëndë.
“Duke vënë shenjën e barazimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, aty ku pajtohet që në lidhje me personat e zhdukur ku palët thuhet aty, shtetet do të vënë në dispozicion të gjithë informacionet, arkivat për personat e zhdukur, dhe këtu në njëfarë mënyre vihet shenja e barazimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është Serbia ajo që ka marrë prsona me dhunë gjatë luftës që I ka zhdukur dhe që I ka të gjitha shenimet dhe të gjitha arkivat, dhe që do të duhej të ishte theksuar në marrëveshje që Serbia duhet të respektojë konventat ndërkombëtare”, tha Lama./21Media