Vuçiqi thotë se Kosova refuzoi draft-statutin: Asociacioni ose pranohet, ose do të jetë fundi i gjithçkaje

Presidenti Aleksandar Vuçiq pas takimit në Bruksel tha se është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin për Asociacionin.

“Kemi arritur një mur” , tha Vuçiq.

“Unë do të thoja se jam shumë i shqetësuar, sepse për çështjen kyçe, formimin  e Asociacionit, është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin. Është e qartë për mua, ne kemi arritur në mur. Ishte e qartë që nga momenti kur u prezantua drafti i statujës së Asociacionit”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se shpreson që bisedimet të vazhdojnë.

Kur është fjala për situatën pas, siç tha ai, zgjedhjeve në veri të Kosovës, BE-ja doli me propozimin e saj.

“Unë pranova, Prishtina refuzoi. Mendoj se është shumë e rëndësishme ta tejkalojmë atë situatë”, tha ai

“Shpresoj që në raundin e ardhshëm të ketë një reagim të disa të tjerëve që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla, nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha ai.

“Ose do të pranohet ajo që është rënë dakord në 2013 dhe 2015, ose është fundi i gjithçkaje.  Unë nuk dua të flas në emër të BE-së, ata e kuptuan mjaftueshëm në BE. Nuk më takon mua të flas në emër të Borellit. dhe Lajçakut. Kam paralajmëruar se kjo do të ndodhte që në fillim”, thotë Vuçiq.

Ai përmendi se para se të kalojmë në të ardhmen, duhet të përmbushim atë që është rënë dakord në të kaluarën./21Media

 

Back to top button