Egzon Shala ndalet në çerekfinale

Egzon Shala e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme debutimin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Mundësi ynë shënoi fitore ndaj algjerianit, Djahid Berrahal, në raundin e parë të kategorisë -125 kilogramë.
Shala dominoi që nga fillimi, duke triumfuar me rezultat 6:0, për vetëm 45 sekonda duke u kualifikuar në çerekfinale.
Në ndeshjen e radhës, në çerekfinale, Shala u përball me iranianin Amir Hossein Zare prej të cilit edhe u mposht.
Megjithatë ëndrra për medalje nuk përfundon këtu për Egzonin pasi mund të luajë në repesazh.
Për të ndodhur kjo duhet që iraniani Zare të fitojë gjysmëfinalen ndaj Petriashvillit të Gjeorgjisë, përballje kjo që luhet prej orës 11:15 me kohën tonë lokale.

Back to top button