Ekipet mobile të vaksinimit do të jenë sot në shtatë sheshe të qyteteve

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ekipet mobile të vaksinimit do të jenë sot në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës.
Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit vazhdojnë të ofrojnë vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani.
MSh u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët.
Dje janë dhënë 6 mijë 239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 549 mijë e 215 doza të vaksinës.
Deri më sot 712 mijë e 793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button