Gjigantët e teknologjisë përpiqen të distancohen nga Facebook

TikTok, Snapchat dhe YouTube janë gjigantët më të fundit të teknologjisë që janë pyetur nga senatorët amerikanë për shqetësimet për sigurinë e përdoruesve të tyre më të rinj.
Gjatë gati katër orësh marrje në pyetje, të hënën, ata u përpoqën të diferencoheshin nga Facebook, i cili është përballur me një kontroll në rritje muajt e fundit, transmeton rtv21.tv.
Por atyre iu tha “të jesh ndryshe nga Facebook nuk është një mbrojtje”.
“Gjithçka që bëni është të shtoni përdorues, veçanërisht fëmijët, dhe t’i mbani ata në aplikacionet tuaja”.
Facebook, i akuzuar për dëmtim të mirëqenies mendore të fëmijëve, është përballur me thirrje në rritje për rregullim.
Por, Snapchat u tha senatorëve se nuk i përkiste të njëjtës kategori.
Ndërkohë, kreu i politikave publike të TikTok, Michael Beckerman, tha në seancën dëgjimore TikTok nuk është një rrjet social i bazuar në ndjekës.
Por TikTok është përballur me akuza që algoritmi i tij u shërben përdoruesve adoleshentë përmbajtje të dëmshme, të tilla si video për humbje peshe ose shaka të rrezikshme.
Seanca dëgjimore pason rrjedhjen e dokumentit të informatores të Facebook, Frances Haugen në Wall Street Journal, të cilat përfshijnë pretendime se kompania mëmë ishte në dijeni të ndikimit “toksik” që Instagram kishte tek vajzat adoleshente.
Por shefi i Facebook, Mark Zuckerberg tha se platforma kishte bërë përpjekje për të luftuar përmbajtjen e dëmshme.
“Ne kujdesemi thellësisht për çështje si siguria, mirëqenia dhe shëndeti mendor”, tha ai në një letër të postuar në faqen e tij në Facebook.
Senatorët gjithashtu kanë shqetësime në rritje si për censurën ashtu edhe për përhapjen e dezinformatave./21Media

Back to top button