Ekipi i Kombëtares vizituan fëmijët në Onkologji

Samir Ujkani, Amir Rrahmani, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi sot kanë vizituar fëmijët e repartit të Hamato-Onkologjisë në Prishtinë.
Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale nga stafi i Onkologjisë, vizita e tyre i ka gëzuar pa masë fëmijët.

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet tash e katër ditë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, atë kundër Irlandës Veriore në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë./21Media 

Back to top button