Ekipi i Navalnyt thotë se askush nuk po pranon ta bartë kufomën e tij

Familja, miqtë dhe mbështetësit e Alexei Navalny do t’i japin lamtumirën e fundit liderit të ndjerë të opozitës në funeralin e tij sot në Moskë.

Sipas ekipit të tij, disa vende në qytet refuzuan të mbanin shërbimin përpara se t’u jepej përfundimisht leja nga një kishë në juglindje të kryeqytetit.

Zëdhënsja e tij, Kira Yarmysh, ka thënë se ata nuk kanë mundur të gjejnë një automjetet që do ta bartte trupin e tij deri në kishë.

Policia vendosi barriera pranë Kishës, ku ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet para varrosjes së tij në varrezat e afërta Borisovskoye.

E veja e Navalny, Yulia Navalnaya ngriti frikën në fillim të kësaj jave se Vladimir Putin do të urdhëronte arrestime në funeralin e burrit të saj.

Nëna e kritikut të shquar të Kremlinit kishte luftuar me autoritetet për ditë të tëra për lirimin e trupit të tij pas vdekjes së tij ndërsa ishte i burgosur në koloninë penale të ‘Ujkut Polar’ në veri të Rrethit Arktik.

Zyrtarët rusë nuk e kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes. Vendet perëndimore e konsiderojnë Putinin përgjegjës – Kremlini e ka mohuar këtë.

Nuk është e qartë se kush do të marrë pjesë sot në funeralin e Navalnyt, pasi një nga aleatët e tij tha se të afërmit e tij po i nënshtrohej presionit për të bërë një “funeral të qetë familjar”.

Sipas zëdhënëses së tij, shërbimi i varrimit do të fillojë në orën 14:00 me orën lokale.

Back to top button