Kuka: Projekti “Kosova Shtet i Xhudos” po tregon frytet e saj

Në Golem të Shqipërisë po zhvillohet një kamp stërvitor i xhudos me xhudistë nga Kosova dhe Shqipëria dhe me disa mysafirë të huaj.

Me ecurinë e këtyre përgatitjeve është shprehur i kënaqur trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Ai ka thënë se Kosova tashmë po garon me 45 garues në gara ndërkombëtare dhe të gjitha në nivel serioz.

Tutje, Kuka ka shkruar se Projekti “Kosova Shtet i Xhudos” po tregon frytet e saj gjithandej në klube, seksione dhe shkolla të xhudos.

“Kampi stërvitor Kosovë – Shqipëri me disa mysafir të huaj po shkon mirë! Sezona e garave në vlugun e saj në krejt grupmoshat. Tashmë Kosova po garon me afër 45 garues në gara ndërkombëtare dhe të gjithë me nivel serioz. Projekti #KosovaShtetiXhudos po jep frytet e saj me masovitet gjithandej në klube, seksione e shkolla të xhudos!”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

Kujtojmë, se këto përgatitje po bëhen për të qenë gati për numrin e madh të garave ndërkombëtare të xhudos, ku Kosova synon shumë medalje elitare, evropiane e botërore./21Media

Back to top button