Kaloni te përmbajtja kryesore

Ekipi kosovar i xhudos probleme me viza

Ekipi kosovar i xhudos po ka vazhdimit probleme me viza, kështu tha trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka. Sipas tij, ky problem po e pengon pjesëmarrjen e Kosovës në gara evropiane.
“Ditë më parë na u desht të anulojmë një garë për fëmijët gjegjësisht atje u mbajt Kampionati Ballkani U13 që u mbajt në Sarajevë!Arsyeja – procedura të tepërta për pajisje me vizë rrjedhimisht koha e shkurtë! Pas disa javësh në Sarajevë do mbahet Evropiani U23 dhe mesin e garuesve do jenë edhe Erza,Riosi e Laura pretendentë për medalje! Prapë procedura e probleme me viza”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Kuka tutje ka njoftuar se për garuesit e sipërpërmendur knë aplikuar edhe për Pasaportë Shqiptare për evitimin e problemeve të tilla.
“Me shpresë për mirëkuptim nga Qeveria e shtetit tonë Amë! Me Federatën e Bosnes kemi marrëdhënie të shkelqyeshme por pjesa politike e tyre është ndryshe. Foto me ekipin Olimpik para disa vitesh në Sarajevë. Me shpresë në reflektim të politikës së shtetit Boshnjak por edhe në pritje të përgjegjes pozitive nga Shteti Shqiptar! Foto me Ekipin Olimpik para Lojërave Olimpike në Tokio në qytetin e Sarajeves”, ka shkruar në fund Kuka./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button