Eklent Kaçi kampion i Balkan Biliard League turneut në Prishtinë

Mbahet kampionati i Bilardos

Në këtë edicion të ligës ballkanike në bilardo pjesëmarrëse ishin 4 shtete, nikoqiri Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, të cilat u përfaqësuan në total nga 80 garues që u sfiduan ndërmjet tyre gjatë këtij vikendi.

Pas shumë meçeve interesante kampion u shpall Eklent Kaçi, vendin e dytë e fitoi Valdrin Bllaca nga Kosova, kurse pozicioni i tretë në renditjen e përgjithshme u ndaj ndërmjet bullgarit Diliyan Tiklev dhe Kledio Kaçi i Shqipërisë, që është vetëm 14 vjeçar./21Media

Back to top button