Shala – Kurtit: Kohët e fundit ke ndryshuar shumë, të ta kujtojë pse është vendosur taksa

Shala me kritika të ashpra ndaj Kurtit

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Endit Shala në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se taksa u vendos si rezultat për të mbrojtur prodhuesin vendor. Shala adresoi kritika të shumta ndaj kreut të Qeverisë, Albin Kurti.

“Duke pasur parasysh se kohët ke ndryshuar jashtëzakonisht shumë, je transformuar në një Albin tjetër. Dua të ta kujtojë saktësisht se cilat janë arsyet për vendosjen e taksës. Arsyet janë se Bosnja dhe Hercegovina u bëjnë presion vendeve të tjera që të revokojnë njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Serbia çdo ditë punon për të zhbërë vetë qenien e Republikës së Kosovës. Serbia dhe Kosova sabotojnë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në të gjitha agjencitë relevante ndërkombëtare, e sidomos në ato për sigurinë e brendshme dhe rajonale.”, tha ndër tjerash Shala.

Deputeti Shala i tha Kurtit se s’është koha më për ta mashtruar popullin e Kosovës, as miqtë ndërkombëtarë, e as mikun më të madh të Kosovës, SHBA-të./21Media

Back to top button