Ekonomia e Kinës në gjendje të rënduar për shkak të Covid-19

Kina është e rrethuar nga probleme të rënda ekonomike. Papunësia në nivel rekord, shkruajnë mediat e huaja.
Vendi i dytë për ekonominë më të madhe në botë po përballet me borxhe të tepërta.
Brenda dy javësh, tetë nga qytetet më të mëdha atje janë mbyllur për shkak të Covid-19.
Së bashku, këto “qendra jetike të prodhimit” janë shtëpia e 127 milionë njerëzve.
Në mbarë vendin, të paktën 74 qytete u mbyllën që nga fundi i gushtit duke prekur më shumë se 313 milionë banorë.
Sipas disa hulumtimeve, qytetet që u ndikuan nga bllokimet përbëjnë 35% të produktit të brendshëm bruto.
Kufizimet në Kinë dëshmojnë luftën me Covid-19 dhe qëndrimin e pa kompromis që ta luftojë virusin./21Media

Back to top button