Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020
Rënie e qarkullimit vjetor në sektorin privat 1.2 miliard euro
Pandemia Covid-19, përveç shëndetit publik ka goditur rëndë edhe ekonominë e Kosovës, duke shkaktuar rënie në 6.8%, njëherësh edhe rënie të qarkullimit vjetor në sektorin privat prej 1.2 miliard euro. Mbyllja e plotë e shumë industrive gjatë pandemisë la pa punë një numër të madh të qytetarëve. Të dhënat e fundit nga Agjencia e Punësimit, tregojnë se numri i punëkërkueseve që nga fillimi pandemisë është rritur 189% më shumë se sa vitin e kaluar, duke ndikuar kështu që edhe skemës së ndihmës sociale t’i shtohen rreth 1400 familje të reja. (Teksti- Aurela ELSHANI, kamera- Fatos VESELI )./21Media