Ekonomia e Trumpit, e njëjtë me atë të Obamës

Ekonomia nën presidentin Donald Trump ka shumë ngjashmëri me ekonominë nën presidentin Barack Obama në vitin e fundit të mandatit, të dyja janë të dobëta

Ekonomistët parashikojnë se GDP e Shteteve të Bashkuara është rritur për vetëm 1% në tre muajt e parë të këtij viti, duke pësuar ulje nga 2.1% sa ishte në tre muajt e fundit të vitit.

Qeveria ka pasur probleme në parashikimet e rritjeve për tremujorin e parë , por gjatë të premtës do të dalin numrat zyrtarë se sa ka shënuar rritje ekonomia, shkruan rtv21.tv.

Por megjithatë historia shfaq se një tremujor i dobët zakonisht sjellë një tremujor të dytë të fuqishëm ekonomik, pasi shumica e politikave ekonomike të Trumpit janë ende duke marrë formë./21Media

Back to top button