Ekonomia nuk shënon rritje pa planifikim dhe duke fjetur!

Zogaj: Problemi kryesor i rritjes ekonomike është produktiviteti i ulët.-Serhati: Rritja ekonomike bazohet në shpenzimet e qeverisë dhe konsumit.-Çollaku: Kosovës i duhet një kornizë gjithëpërfshirëse ekonomike.-Mustafa: Sektori i shërbimeve po zbut deficitin e madh tregtar në vend

Produktiviteti i ulët është ndër shkaktarët kryesorë të mos zhvillimit ekonomik në Kosovë, ku situata ekonomike karakterizohet me papunësi të lartë 27-30 për qind dhe deficit të lartë tregtar 30-35 për qind të GDP-së dhe se për këtë nevojitet një strategji mbarëkombëtare, e cila do të adresonte problemet.

Kështu u tha në debatin e sotëm “Përgjigje ndaj sfidave të rritjes ekonomike”, organizuar nga Instituti Riinvest, ku bë me dije se ndonëse e përmirësuar nga 1.2 për qind në vitin 2014 në rreth 4 për qind në dy vjetët e fundit, Kosova ende nuk ka arritur të adresojë suksesshëm papunësinë./21Media

 

 

 

 

 

Back to top button