Ekrem Kastrati merr detyrën e kryetarit të Malishevës

Ekrem Kastrati edhe zyrtarisht sot ka marrë detyrën e kryetarit të ri të Malishevës.
Mandatin ia dorëzoi ish-kryetari i Malishevës, Ragip Begaj. Me rastin e dorëzimit të mandatit, Begaj, e ka uruar kryetarin Ekrem Kastrati dhe ka thënë se e dorëzon me vullnet këtë detyrë dhe është i lumtur, pasi e dorëzon në duar të sigurta.
“ Urime. Ishalla ke fat e shëndet dhe uroj të uroj shumë suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Malishevës. Jam shumë i lumtur pasi po e dorëzoj me vullnet detyrën e kryetarit”, ka thënë Begaj me këtë rast.
Kujtojmë që Kastrati nga Nisma doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve./21Media

Back to top button