Ekskluzive, Arbnora Ademaj me rol kryesor përkrah Hyrremit

Arbnora Ademaj, e cila ka kohë që ka filluar karrierën e saj në kinematografinë turke, do të ketë rol kryesor në një serial turk.
Për emisionin “In&Out” të RTV21, ajo ka zbuluar se do të luajë përkrah aktores Meryem Uzerli e njohur në vendin tonë për rolin e Hyrremit në serialin “Muhteşem Yüzyıl”.
“Mezi spo pres që të fillojë ky serial dhe jam shumë entuziaste për këtë projekt”, ka thënë Arbnora.
Në këtë serial do të luajnë shumë emra të njohur të kinematografinë turke./21Media

Back to top button