Shefi i OKB-së dënon sulmin në një çerdhe ku mbetën 37 të vdekur

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka dënuar sulmin në verilindje të Tajlandës.
Guterres ishte “i tronditur dhe i pikëlluar nga të shtënat masive të tmerrshme”, tha në një deklaratë zëdhënësi i tij Stephane Dujarric, transmeton rtv21.tv.
Dujarric shtoi se shefi i OKB-së “shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u uron të lënduarve një shërim të shpejtë”.
Policia thotë se të paktën 37 persona kanë vdekur në sulmin pasi një ish-polic hapi zjarr në një qendër kujdesi për fëmijët në Uthai Sawan, provincën Nong Bua Lamphu./21Media

Back to top button