Ekspertët po përpiqen të kuptojnë se pse Spider-Man: No Way Home bëri kaq shumë para
Filmi ”Spider-Man: No Way Home” po thyen rekorde shikueshmërie.
Vetëm gjatë vikendit të kaluar filmi më i fundit i “Marvel Cinematic Universe” ka arritur 121.5 milionë dollarë në shitjet e biletave brenda vendit.
Edhe pse për shumë njerëz nuk ishte befasi, megjithatë filmi i ri i Spidermanit ka arritur që të fitojë një shumë të madhe të parave, mjaftueshëm sa për tu bërë filmi i tretë që mbledh më së shumti para në të gjithë botën në premierën e tij.
AV CLUB ka raportuar se ekspertët e ”Box Office” janë mbledhur për të shqyrtuar mënyrën se si mblodhi kaq shumë para filmi i ri i Spiderman.
Kujtomë që, filmi i fundit me superheronjë, Spiderman: No Way Home ka filluar të shfaqet më 16 dhjetor në Cineplexx me eventin Spiderman Day, në dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren.
Filmi ka thyer rekord të shitjeve paraprake të biletave, duke tejkaluar kështu edhe filmat e mëdhenjë si Avengers: Infinity War, Star Wars: The Rise of Skywalker, e të tjerë.
Bashkëpunimi i ri Marvel dhe Sony nuk ka qenë vetëm një gjigant në arkat filmike, por tani po thyen edhe rekorde të vlerësimit pozitiv të fansave.
Spider-Man: No Way Home aktualisht ka një vlerësim prej 94% prej kritikëve të filmit në Rotten Tomatoes, duke e bërë atë një nga filmat më të vlerësuar nga Marvel Cinematic Universe.
Megjithatë, vlerësimet nga fansat janë edhe më të larta. Këtë javë, No Way Home fitoi vlerësimin më të lartë të komenteve nga fansat në historinë e Rotten Tomatoes me 99% të kritikave pozitive, gjë që e bën atë filmin më të vlerësuar me një minimum prej 25,000 vlerësimesh të verifikuara të audiencës./21Media