Ekspozita “Dhomë për Kujtime të Pabëra” e hapur në Galerinë e Ministrisë

Ekspozita “Dhomë për Kujtime të Pabëra” e artistit Luan Bajraktari, kururar nga Hana Halilaj vazhdon të jetë e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Sipas njoftimit të GMK-së, ekspozita do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri më 27 janar 2023.
“Dhomë për Kujtime të Pabëra” prezenton një vepër të komisionuara me autor Luan Bajraktarin, i cili e tjetërson galerinë në një dhomë dite ndërtuar me orendi dhe pajisje shtëpiake të vjetra.
Duke u bazuar kryesisht në shëmbëlltyrën e shtëpisë së fëmijërisë së vet, autori krijon një mjedis tipik shtëpiak përmes ndërhyrjeve arkitekturale dhe të dizajnit të brendshëm.
Ekspozita synon të vërë në pikëpyetje strukturat institucionale e, përmes kësaj, të krijojë një hapësirë që fton për reflektim dhe dialog.
Siç bëhet e ditur në njoftim, ekspozita tërheq vëmendjen te kujtimet e sendërtuara në objekte e hapësira dhe shqyrton eksperiencat hapësinore si shenjuese të klasave shoqërore dhe ekonomike./21Media

Back to top button