Ekspozita ”War Child Museum” qëndron e hapur deri më 30 prill

Janë një javë që kur është hapur ekspozita ”War Child Museum” , ku ekspozohen përjetimet e fëmijëve në luftë.

Kjo ekspozitë që bazën e ka në Bosnjë, për herë të parë ka ardhur në Prishtinë në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 prill.

Është një shembull i rrallë i muzealizimit të vuajtjeve të fëmijëve në rrethana të luftës. Aty prezentohen përvojat personale, provat, objektet që dëshmojnë jetën e fëmijëve në rrethana luftë në Kosovë, Kroaci, Serbi, Ukrainë, Siri, Afganistan dhe Palestinë.

Ekspozita është vizituar nga studentët e Departamentit të Sociologjisë dhe Historisë të cilët patën mundësinë të mësojnë rreth këndvështrimeve të fëmijëve për luftën, siç tregohet përmes sendeve të tyre personale dhe historive të regjistruara gojore.

Në hapje të ekspozitës ishin, ministri Hajrulla Çeku, drejtoresha e Muzeut, Amina Krvavac, profesor Atdhe Hetemi, i cili ka kontribuar në dokumentimin e rrëfimeve të luftës së fëmijëve të Kosovës, drejtori i Galerisë, Naim Spahiu, zyrtarë tjerë të ministrisë dhe personalitete tjera të komunitetit./21Media

Back to top button