Ekspozitë mahnitëse e Dritave Veriore në Alaskë e disa vende në Evropë

Dritat Veriore apo siç njhen po ashtu “Aurora Borealis”, krijuan një ekspozitë magjepsëse dritash në qiellin e Alaskës.
Këto drita sipas ekspertëve krijohen si rezultat i turbulencave në magnetosferë, nga erërat diellore. Grimcat e rrezeve të diellit që janë kryesisht elektrone dhe protone, rrëmbehen në termosferë. Pra krijohet thuajse një bombardim i grimcave nënatomike nga Dielli që formohet në stuhitë diellore.
Grimcat kanë ngjyra siç është ajo vjollce në të kuqe.
Era diellore ndryshon grimcat dhe kur ato hasin në fushën magnetike të Tokës, devijojnë.
Elektronet që përbëjnë rrezatimin diellor, prodhojnë një emitim spektral ku arrijnë në molekulat e gazit që gjenden në magnetosferë. Një pamje e tillë përhapet në të gjithë qiellin duke bërë të duket një ekspozitë mahnitëse dritash.
Dritat Veriore veç Alaskës u dukën edhe në disa pjesë të Britanisë, përfshirë pjesën jugore. Ato në Britani u panë për dy net radhazi.
Me fjalë të tjera, Dritat Veriore zakonisht shihen në hemisferën veriore, dhe janë me ngjyrë të gjelbër, por në periudha të caktuara kur aktiviteti solar është më intenziv, zgjerohen edhe në jug./21Media


Back to top button