​Ekspozitë me vepra të Jakov Xoxës

Biblioteka Kombëtare në Shqipëri ka hapur sot një ekspozitë me rrugëtimin e plotë letrar të Jakov Xoxës në 100-vjetorin e tij të lindjes.

Pas Qendrës Kombëtare të Librit është Biblioteka Kombëtare e më pas do të jetë Akademia e Shkencave që në radhë njëra pas tjetrës kujtojnë Jakov Xoxën në 100-vjetorin e tij të lindjes.

Biblioteka Kombëtare ka çelur sot një ekspozitë me rrugëtimin e plotë letrar të Jakov Xoxës, duke nisur nga poezia e tij e parë kur ishte 19 vjeç deri te romanet që i dhanë famën dhe rëndësinë e madhe që ka në letërsinë shqipe si: “Lumi vdekur”, “Lulja e kripës”, “Juga e bardhë”.

Duke ekspozuar novelat, dramat, studimet letrare, përkthimet, shkrimet publicistike në shtypin e kohës, kritikën letrare mbi veprën e tij në Kosovë nga Rexhep Qose, Ali Aliu etj.

Back to top button