Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë 37 vjeçari që ishte dënuar me 12 vjet burgim
Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë 37 vjeçari që ishte dënuar me 12 vjet burgim

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.
Policia sot informoi se i ekstraduari është shtetasi Sajmir Brahimi, 37 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
“Shtetasi Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.”, bëri të ditur Policia./21Media