Ekuipazhi amerikano-rus u ankorua me sukses në stacionin hapësinor

Një ekuipazh i SpaceX prej tre astronautësh amerikanë dhe një kozmonaut rus ka mbërritur me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS)

Anija kozmike Endeavour u ankorua me ISS pasi u nis nga Florida të hënën, raporton BBB, përcjell portali rtv21.tv

Misioni Crew-8 do të jetë në hapësirë ​​për gjashtë muaj. Hapësira është një nga zonat e pakta ku SHBA dhe Rusia vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë pavarësisht luftës në Ukrainë

Më shumë se 200 eksperimente shkencore do të kryhen gjatë misionit, duke përfshirë rritjen e kopjeve artificiale të organeve njerëzore në mjedisin me gravitet të ulët – gjë që nuk është e mundur në Tokë.

NASA thotë se të ardhurit do t’i bashkohen një ekuipazhi prej shtatë personash aktualisht në stacionin hapësinor, i cili ndodhet rreth 402 km mbi Tokë.

Back to top button