Ekzekutohen pensionet me 100 euro shtesë
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionistët.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar”, njoftoi Murati.
Murati tha se kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve që e kanë bërë Qeveria Kurti.
“Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor
300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:
25% më shumë mbi pensionin bazik,
9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe
6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.
Për një shtet për të gjithë! ”, përfundon njoftimi Muratit./21Media