Klopp e konfirmon se Jota do ta humbasë Kupën e Botës për shkak të lëndimit

Diogo Jota do të humbasë një periudhë të gjatë në fushë pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Manchester City.
Numri 20 mori trajtim në fushë përpara se të largohej nga stafi mjekësor.
Jurgen Klopp ka njoftuar se Jota nuk do të jetë në gjendje të luajë as në Kupën e Botës.
“Nuk është një lajm i mirë, por ai do ta humbasë Kupën e Botës. Lëndim mjaft serioz. Tani fillon rimëkëmbja. Lajm i trishtuar për ne, për Portugalinë, për të gjithë”, tha Klopp.
Ai tha se Jota s’do të ketë të paktën nevojë për operacion, por do të mungojë një kohë të gjatë./21Media

Back to top button