Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Belgjikë

Një tjetër shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme. Mësohet se të shtunën në mbrëmje në qytetin Antwerp në Belgjikë, i është bërë atentat B.M.
Në verën e vitit 2016 ai u arrestua dhe u dënua me dy vite burg pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve të policisë. B.M u filmua nga kamerat e sigurisë me armë në dorë duke qëlluar ndaj policisë.
Kujtojme se po mbrëmjen e djeshme i është bërë atentat në një restorant në qytetin Guayaquil të Ekuadorit 34-vjeçarit shqiptar E.D. Pista që po heton policia ekuadoriane është ajo e trafikimit të drogës, pasi dhe në vitin 2014, viktima është arrestuar po për drogë në Itali./VizionPlus

Back to top button