Elbenita Kajtazi në garë për të parën e botës

 
Sopranoja Elbenita Kajtazi është në garë për këngëtaren e botës në BBC Cardiff Singer of the World 2021. Elbenita e përfaqëson për herë të parë Kosovën në Cardiff-Wales.
Ajo këndon rolin e Xhulietës dhe për këtë, së fundmi, ajo u shprehur se e ka pasur ëndërr.
“Të dashur miq, uroj ta shijoni paraqitjen time në Cardiff Singers Of the World, është ëndërr e imja të këndoj rolin e Juliette, uroj që së shpejti ta kem në kalendarin tim! Nga zemra ju uroj gjitha të mirat dhe faleminderit shumë për përkrahjen.”, shkroi Elbenita në facebook.
Sivjet është edicioni i 20-të i kësaj ngjarjeje, e cila ka filluar më 12 qershor dhe do të zgjasë deri më 19 qershor.
Ngjarja e këtij viti përfshinë konkurrentë nga 15 vende të botës, Austrinë, Kinën, Danimarkën, Anglinë, Gjeorgjinë, Islandën, Madagaskarin, Mongolinë, Korenë, Kosovën, Rusinë, Afrikën e Jugut, ShBA-në, Venezuelën dhe Uellsin./21Media

Back to top button