Ujqit mbysin 12 dele në Deçan

 
Mbrëmë në orët e vona është sulmuar nga ujqit kopeja e deleve e një fermeri nga Strellci i Epërm i Deçanit.
Fermeri ka treguar se si pasojë e sulmit janë mbytur 12 krerë delesh.
“Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë, është edhe trishtueshëm”, citohet të ketë thënë fermeri ndërsa dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që ka sulmuar.
Sipas Komunës së Deçanit, drejtori e Bujqësisë bashkë më inspektorin komunal kanë dal sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku.
Pronari i kësaj ferme ka tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët pasi që ujku mund t’i sulmojë edhe kopetë tjera që ka ky fshat./21Media

Back to top button