Elefanti, krijim mahnitës artistik në rërë
Dy artistë, njëri nga Holanda e tjetri nga Britania e madhe kanë krijuar një vepër mahnitëse arti në rërë.
Artisti anglez Paul Hoggard, krijoi skulpturë me dukje të një të vogli elefanti, i cili duket thuajse i vërtetë.
Artisti Hoggart skulpturën e elefantit nuk e krijoi i vetëm. Atë e ndihmoi edhe skulptori nga Holanda Remi.
Artistët, skulpturën e elefantit e krijuan në rërën e plazhit Burgas në Bullgari.
Në krijimin e saj shfrytëzuan 20 kova me ujë.
Qëllimi i realizimit të kësaj vepre artistike në rërë ishte që me të tërhiqnin vëmendjen e pushuesve dhe kalimtarëve të atjeshëm.
Remi e Hoggard tashmë janë të njohur për punën e tyre në botë. Ata marrin pjesë në gara me skulptura nga rëra.
Artistët në një intervistë për media me rastin e krijimit të skulpturës së të voglit të elefantit në Bullgari thanë se qëllimi i tyre me këtë krijim ishte që të tregojnë se të gjithë ndjejmë se është me rëndësi të mbrojmë të vegjlit, andaj edhe ata që i duan elefantët, i duan edhe të vegjlit e tyre.
Ata po ashtu kanë thënë se preferojnë ajrin e plazhit, bashkëveprimin me publikun, dhe normalisht u pëlqen që në krijimet e tyre shfrytëzojnë vetëm rërë dhe ujë./21Media