Rrahu bashëshorten, arrestohet ferizajasi

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:30 në Ferizaj pasi kishte ushtruar dhunë fizike e psiqke ndaj bashkëshortes së tij.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet H.J (M.K) i moshës 47 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizikike e psikike ndaj bashkëshortes së tij, me inicialet H.J (F/K) e moshës 43 vjeçare.”, thuhet në njoftimin e poloicisë.
Po ashtu bëhet e ditur se se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues nga Njësia e Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button