Elezi: Nuk është vetëm shpejtësia për rezultate por saktësia

Të mërkurën në orën 16:00 është planifikuar të fillojë procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në Komunat: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, kurse në orën 13:00 ka filluar numërimi në Hanin e Elezit, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
E, procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i votave të subjekteve politike, ka filluar gjatë ditës së martë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se më vonë do të dalin me njoftime se sa qendra te votimit janë numëruar.
Ai tutje ka shtuar se gjithashtu do të bëhet edhe verifikimi i votave pë subjektet politike.
“Për KQZ nuk është vetëm shpejtsia për rezultate por saktësia”, tha Elezi në një konferencë për media./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?