Elezi: Problemi është rregulluar, deri më tani janë procesuar rreth 90% të vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi për portalin rtv21.tv në lidhje me problemin e uebfaqes së KQZ-së ka thënë se në mëngjesin e sotëm është larguar problemi dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve.
“Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt. Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve. Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike. Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha Elezi. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?