Kaloni te përmbajtja kryesore

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Pejë, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë.

Muhaxheri, i cili ishte pjesë e grupit të delegatëve që nuk e mbështetën kandidaturën e Abdixhikut në Kuvendin Zgjedhor të partisë, ka publikuar një status të shkurtër në Facebook.

“Mirëmëngjes 152 zemra qëndrestare”, ka shkruar i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Numri “152” i përmendur në postim i referohet numrit të delegatëve që votuan pro Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së, në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur të enjten në mbrëmje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button