Elhaida Dani lanson albumin “ZaniIN”
Këngëtarja e njohur nga Shkodra, Elhaida Dani ka lansuar projektin e saj më të ri, albumin “ZanIN” për të cilën ka kohë që ka qenë duke punuar.
“ZanIN” përmban pesë këngë në total, të gjitha të realizuara me videoklipe të cilat janë realizuar me ndihmën e bashkëpuntorëve të Elhaidas, Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi.
“Zanin”, “Jam Betu”, “Amore”, “Kënga Jonë”, “Hajmali”, janë këngët pjesë e albumit të ri të artistës./21Media