Lajçak bën thirrje për shtensionim të situatës në veri
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka reguaguar për situatën në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti për automjetet e Serbisë.
“Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për shtensionim urgjent. Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
I briefed EU HoMs on the situation in the north of Kosovo. I’m concerned & call for immediate deescalation. It’s important to reduce tensions, restore a peaceful atmosphere & allow for freedom of movement. We stand ready to facilitate talks on all open issues in the Dialogue. pic.twitter.com/2HvqC0ldmS
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2021
Të hënën, autoritetet kosovare nisën me zbatimin e kësaj mase. Si pasojë qytetarë serbë nisën të protestojnë duke bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë në veri të Kosovës/21Media