“Eli” jepet të shtunën dhe të dielën në Teatrin Dodona

Shfaqja “Eli” nga Dituri Neziraj, me regji të Fata Hysenit, do të jepet në Teatrin Dodona gjatë vikendit.
Përkatësisht, të shtunën dhe të dielën me fillim nga ora 12:00, do të keni mundësi të ndiqni këtë shfaqje.
Për shkak të masave kundër COVID-19, numri i ulëseve është i kufizuar, ndalohet hyrja pa maska dhe personat mbi moshën 12 vjeç duhet ta tregojnë dëshminë e vaksinimit, testit negativ PCR apo antigjen, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 23.10.2021, kanë bërë të ditur nga Teatrin Dodona./21Media

Back to top button