Detaje nga aksioni i Policisë në Shkabaj
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës sot pas një bastsije që kanë kryer në fshatin Shkabaj të Obiliqit kanë identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike në bodrumin e shtëpisë së një të dyshuarit.
Në këtë çështje penale, prokurori i shtetit ka aplikuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me ç’ rast me aktvendim të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve dy persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 lidhur me nenin 275 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se ka udhëhequr sot një aksion në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente, nga bastisja e kryer në Shkabaj të komunës së Obiliqit, në bodrumin e shtëpisë e të dyshuarit është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar rreth 700 bimë narkotike të gjatësisë mbi 2m, të llojit kanabis”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Ndaj të dyshuarve, prokurori i shtetit do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme procedurale. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?