Elie Saab realizon koleksionin e ri për nuse, për pranverë 2023

Koleksoni i ri i disenjatorit libanez Elie Saab dedikuar nuseve, për sezonin pranverë 2023, personifikon momente të përsosura kalimtare, të nxjerra nga natyra, nga e kaluara e deri te romantizmi. Çdo fustan që ka punuar Eli Saab është një lloj arti në vete.
Sipas këtij disenjatori, gruaja është qendra e kryeveprës, hyjnore, e cila përshkon dritën në rrethin e saj.
Elie Saab, punën në fushën e modës e filloi në fillim të viteve të 80-ta, ndërkaq ka specializuar në veshjet dedikuar nuseve. Ai krijon disajne me materiale të shtrenjta, si me gurë të çmuar Svarovski e perla.
Ai është arabi i parë që u pranua në trupin qeveritar francez të industrisë së modës.
Saab, në vitin 2016 u paraqit si vlerësues në Project Runway Middle East.
Prej vitit 2017, koleksionet e tij shiten në Paris, Londër e Bejrut.
Ai realizon edhe veshje të tjera.
Kate Middleton në vitin 2019, në një garë me kuaj të familjes mbretërore pati të veshur një disajn të Saab. Kjo ishte hera e parë që Saab realizon disajn për një anëtare të familjes mbretërore.
Sot, veshjet që realizon Saab çmohen nga yje të njohur botëror./21Media

Back to top button