Eliminohet PSG i Messit, Real Madrid në çerekfinale

Paris Saint-Germain është elimininuar në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, duke bërë kështu që Real Madrid të shkojë tutje.
“Mbretërit” fituan me përmbysje 3:1 në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Karim Benzema ylli i ndeshjes, shënoi “het-trik”. Rezulati ndryshoi për PSG me golin e Kylian Mbappe, por nuk zgjati shumë, Benzema 61-të kur Benzema barazoi për 1-1 ndërsa 15 minuta më vonë i njëjti kaloi madrilenët në avantazh, francezi vetëm dy minuta më vonë kompletoi “het-trikun” me golin e tretë.
Real Madridi kalon në çerekfinale, kurse Paris Saint-Germain edhe për një edicion tjetër nuk shkon para./21Media

Back to top button