Mbahet mbledhja e parë e grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz ka njoftuar se sonte ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të grupit punues për anëtarësimin e vendit në Aleancën Veri-Atlantike.
Përmes një postimi në Twitter, Gërvalla-Schwarz ka thënë po kërkohet një strategji të re për sigurimin e paqes.
“Sonte, unë kam kryesuar mbledhjen e parë të grupit të punës, të krijuar nga Qeveria e Kosovës për të rritur përpjekjet tona për anëtarësimin në NATO. Pas sulmit të Putin-it, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.


Ndryshe, sot Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues ndërinstitucional për integrimin në Aleancën Veriatlantike-NATO.
Sponsor i kësaj nisme është Ministria e Punëve të Jashtme ndërsa në këtë grup punues përfshihen edhe Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë. U fol edhe për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës./21Media

Back to top button