Elon Musk thyen rekord për humbje të pasurisë

Elon Musk ka thyer rekord botëror për humbjen më të madhe në histori të pasurisë personale.
Nga nëntori i vitit 2021 e deri në dhjetor të vitit 2022, ai ka humbur rreth 165 miliardë dollarë, ka bërë të ditur “Guinness World Records”.
Konkludimi është bazuar në të dhënat e publikuara nga Forbesi, ndonëse “Guinness” pretendon se sipas burimeve të tjera, humbja e pasurisë nga Musku mund të jetë edhe më e lartë.
Rekordi vjen pas rënies në vlerë të aksioneve të Muskut në kompaninë e veturave “Tesla”, që ka ndodhur pasi ai e ka blerë platformën sociale “Twitter” vitin e kaluar.
Blerja në vlerë prej 44 miliardë dollarësh e Twitterit nga Musku, ka nxitur shqetësime tek investitorët se ai nuk do t’i kushtonte me Teslas vëmendjen e duhur.
Humbjet e Muskut që nga nëntori i vitit 2021 mund të kalojnë shifrën prej 58,6 miliardë dollarësh.
Vlera e humbjes është e bazuar në çmimin e aksioneve të tij, të cilat mund ta rikthejnë vlerën e tyre, që nënkupton se pasuria e Muskut mund të rritet sërish.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Musku e ka humbur pozitën e njeriut më të pasur në botë. Këtë pozitë sipas Forbesit e fitoi Bernard Arnalult – shefi ekzekutiv i kompanisë së mallrave luksoze “LVMH”, e cila ndër të tjera posedon edhe brendin shumë të shtrenjtë të veshmbathjeve “Louis Vuitton”.
Pasuria e Elon Muskut vlerësohet të jetë rreth 178 miliardë dollarë, sipas Forbesit, derisa pasuria e Bernard Arnaultit ka një vlerë prej 188 miliardë dollarësh./21Media

Back to top button