Burrë i tre grave mirëpret fëmijën e 60, kërkon edhe një grua tjetër dhe një autobus

Një burrë i martuar me tre gra, ka mirëpritur fëmijën e tij të 60, dhe nuk ka ndërmend të ndalet.
Sardar Jan Mohammad, 50-vjeçari nga Pakistani, jeton me tre gratë e tij dhe një duzinë fëmijësh në provincën Quetta.
Një nga gratë e tij sapo solli në jetë fëmijën më të fundit këtë javë, të quajtur Khushal.
Sardar, i cili punon si doktor, ka folur për mediat lokale për numrin e lartë të fëmijëve që ka dhe pretendoi se kërkonte një grua tjetër për të pasur më shumë fëmijë.
Ai gjithashtu i kërkoi qeverisë lokale t’i japë falas atij një autobus kështu që mund të çojë të gjithë familjen e tij për pushime.

Një baba tjetër, Musa Hasahya, 67 vjeç, nga Lusaka në Ugandë, ka 12 gra, por është zotuar se nuk do të ketë më, sepse po lufton të ushqejë 102 gojë./21Media

Back to top button