Elton John interpreton bashkë me Dua Lipën në koncert në Dodger Stadium

Ylli i muzikës, Elton John, gjatë koncertit të tij në stadiumin Dodger në Los Angeles, ku interpretoi si pjesë e turneut lamtumirës të tij, bëri një prezantim madhështor për fansat.
Elton John bëri një zgjedhje të rëndësishme kur vendosi që koncertin në stadiumin Dodger ta përmbyllë bashkë me yllin e muzikës, Dua Lipa.
John bëri që kjo natë të jetë vërtetë e paharruar. Ai ftoi në skenë Lipën, me të cilën interpretoi këngën ‘Cold Heart’ , e për të cilën këngë në AMAs 2022 u shërblyen me çmimin për Bashkëpunimin e Vitit.
Kjo këngë deri më tani ka kryesuar toplistën e këngëve Billboard në Hot Dance-Electronic Songs, u nominua si kënga e vitit në Brit Awards, u nderua me Apra Amcos Billion Awards për kalim të shifrës një miliard shkarkime në internet, si dhe ka kryesuar në toplista në Britani e Australi.
Lipa nuk ishte e ftuara e vetme e John në skenë në Dodger Stadium. Atje ishin të pranishme edhe dy personalitete të tjera, që janë Kiki Di e Brendi Kerllajll.
John turneun e tij lamtumirës e filloi në vitin 2018 para pandemisë së COVID-19. Sipas shifrave të raportuara nga Billboard Boxscore, ky është turneu i tretë më fitimprurës në histori nga i cili u fituan 600 milion dollarë./21Media

Back to top button